#  Tiranë/ Zjarrfikësi shpëton foshnjën 3 muajshe, makina u dogj në garazh, banorët e pallatit u evakuuan mes tymit

> Për ta shpëtuar nga asfiksia, foshnja 3 muajshe u la në krahët e zjarrfikësit, teksa e ëma e ndoqi me ankth me batanijen që e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tirane-zjarrfikesi-shpeton-foshnjen-3-muajshe-makina-u-dogj-ne-garazh-banoret-e-pallatit-u-evakuuan-mes-tymit/
**Published:** 2021-04-12
**Modified:** 2021-04-12

---

**Për ta shpëtuar nga asfiksia, foshnja 3 muajshe u la në krahët e zjarrfikësit, teksa e ëma e ndoqi me ankth me batanijen që e pati mbështjellë për gjumë.**

**Në kohën kur një vatër zjarri shpërtheu në katin e nëndheshëm, ndezur nga djegia e një makinë vuri në rrezik banorët e këtij pallati në Tirane, Ana e rimori fëmijën e evakuuar menjëherë sapo zbriti në tokë.**

**Zjarrfikësi me foshnjën zbriti në tokë nën vështrimin e banorëve të bllokuar nga tymi masiv që ju kishte vështirësuar frymëmarrjen.**

**Klevis Qato: Lashë batanijen se kisha frike mos më binte nga krahët, por ai deri në mes të rrugës flinte gjumë pastaj u zgjua.**

**Në këtë pallat jetojnë 86 familje dhe në pallat mungojnë shkallët e emergjencës dhe fikset e zjarrit.**

**Fatmirësisht kjo situatë u mbyll pa pasoja në jetë njerëzish , por për administratorin e pallatit ky rast duhet hetuar.**

---

**Categories:** Aktualitet
