# Tomini sqaron gjithçka/ Kur duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid?

> Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini sqaroi se kur duhet ta marrin dozën e parë personat që e kanë kaluar sëmundjen e shkaktuar nga Covid-19. “Thirrja&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tomini-sqaron-gjithcka-kur-duhet-te-vaksinohen-personat-qe-e-kane-kaluar-covid/
**Published:** 2021-04-06
**Modified:** 2021-04-06

---

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini sqaroi se kur duhet ta marrin dozën e parë personat që e kanë kaluar sëmundjen e shkaktuar nga Covid-19.

“Thirrja për të aplikuar bëhet nga mjeku i familjes. I bëhet thirrje popullatës ose individëve edhe pse ka një skedar për të cilët ka historik. Pra i bëhet thirrje popullatës ose individëve nëse janë dakord për të aplikuar këto momente ose jo.

Duhet theksuar se brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid pavarësisht moshës nuk rekomandohet kryerja e vaksinës, sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe. Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme imuniteti natyral mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, u shpreh Tomini për “Abcnews”.

Tomini theksoi se programi i vaksinimit do të vijojë me zvogëlimin e moshës, duke zbritur në moshën 65+ me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 60+ që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** apeli, tomini, vaksinimi
