# Trafikimi i veprave të artit,  3 në pranga

> Policia e Durrësit tha se ka finalizuar operacionin policor të koduar &#8220;Antikat&#8221;, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/trafikimi-i-veprave-te-artit-3-ne-pranga/
**Published:** 2020-07-07
**Modified:** 2020-07-07

---

Policia e Durrësit tha se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.

Tre persona janë rënë në pranga pasi trafikonin vepra arti dhe i shisnin kundrejt shumës 18-25 mijë euro secila.

Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

*”Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:*

- * V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;*

- * V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë”,*thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** 3 në pranga, Trafikimi i veprave të artit
