# Tragjike në Itali/ Djali helmon të dy prindërit me darkën që u kishte përgatitur, ndërrojnë jetë të dy

> Alessandro Asoli një 19-vjeçar nga Bolonja  ka helmuar nënën dhe babain e tij, ky i fundit humbi jetën menjëherë ndërsa nëna e tij u dërgua&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tragjike-ne-itali-djali-helmon-te-dy-prinderit-me-darken-qe-u-kishte-pergatitur-nderrojne-jete-te-dy/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

Alessandro Asoli një 19-vjeçar nga Bolonja  ka helmuar nënën dhe babain e tij, ky i fundit humbi jetën menjëherë ndërsa nëna e tij u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Djali u arrestua në shtëpinë e gjyshërve të tij dhe po merret në pyetje pasi ai iu dha helm prindërve në darkën që kishte gatuar vetë.

Alarmi u ngrit nga disa fqinjë, të cilët dëgjuan britma dhe zhurmë nga banesa. Stafi shëndetësor e gjeti çiftin në gjendje kritike, ku 57-vjeçari vdiq në vend ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonjë.

Nga mediat italiane raportohet se djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet dhe e futur në një pjatë makarona me salmon që ai kishte përgatitur për të darke.

---

**Categories:** Bota
