# Tragjike në Tiranë/ 44-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

> Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se një 44-vjeçar është hedhur nga pallati. Sipas policisë, më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tragjike-ne-tirane-44-vjecari-i-jep-fund-jetes-duke-u-hedhur-nga-pallati/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se një 44-vjeçar është hedhur nga pallati.

Sipas policisë, më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

---

**Categories:** Aktualitet
