# Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital studentin aziatik, zbulohet se pse nisi sherri midis tyre

> Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi sulmuan një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tre-te-rinj-shqiptare-bejne-per-spital-studentin-aziatik-zbulohet-se-pse-nisi-sherri-midis-tyre/
**Published:** 2020-07-12
**Modified:** 2020-07-12

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/img-1659-854x641-780x405-1-300x156.jpeg)

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi sulmuan një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, në Montpellier. Siç shkruajnë mediat, studenti korean ishte duke udhëtuar me një mik, kur u bë subjekt i fyerjeve për shkak të racës. Madje njëri prej të rinjve shqiptarë dyshohet se e ka ngacmuar tek sytë. Kjo ka sjellë reagimin e studentit korean dhe për pasojë ka nisur një sherr. Sipas mediave, sulmuesit e kanë rrethuar të riun aziatik dhe e kanë goditur me grushta e shkelma. Raportohet se i riu është goditur dy herë me thikë. Sipas autoriteteve, studenti është në gjendje të mirë shëndetësore. Do të duhet të paktën pesë ditë që ai të marrë veten. Ndërkohë 3 shqiptarë janë në qelitë e paraburgimit. Policia franceze thotë se po heton ngjarjen.

---

**Categories:** Bota, Lajme
**Tags:** Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital studentin aziatik, zbulohet se pse nisi sherri midis tyre
