# Tregëtonte naftë kontabandë, ndalohet pronari i pikës së karburantit

> Një 46 vjeçar pronari i një pike karburanti është ndaluar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në subjektin e tij është zbuluar një sasi nafte&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tregetonte-nafte-kontabande-ndalohet-pronari-i-pikes-se-karburantit/
**Published:** 2021-02-17
**Modified:** 2021-02-17

---

Një 46 vjeçar pronari i një pike karburanti është ndaluar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në subjektin e tij është zbuluar një sasi nafte kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pikën e karburantit të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** ndalohet pronari i pikës së karburantit, Tregëtonte naftë kontabandë
