# Trondit gazetari me deklaratën: Bandat në Vlorë kanë një vaskë me acid, për zhdukjen e personave

> I ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin “Opinion”, gazetari Ferdinand Dervishi, është shprehur se në qytetin e Vlorës ekziston një vaskë me acid e cila&hellip;

**URL:** https://publialb.al/trondit-gazetari-me-deklaraten-bandat-ne-vlore-kane-nje-vaske-me-acid-per-zhdukjen-e-personave/
**Published:** 2021-03-31
**Modified:** 2021-03-31

---

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin “Opinion”, gazetari Ferdinand Dervishi, është shprehur se në qytetin e Vlorës ekziston një vaskë me acid e cila u vjen në ndihmë bandave kriminale për zhdukjen e personave.

*“Mua nuk më tremb shumë Elbasani, aty kemi një bandë, po them organizatë kriminale, por ajo që më shqetëson mua është lidhja e tyre me politikën.*

* Fakti që në Shqipëri, grupet  kriminale në disa qytete filluar nga Vlora, Fieri, Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra unë shikoj që bandat e fuqishme ndonjëherë  janë dhe të paprekura. Bandat ndajnë pushtetin dhe tendert me politikën. Eshtë shumë e thjeshtë t’i trokasësh një grupi të tillë për një emërim dhe shumë thjesht, emërohesh.*

* Elbasani është shumë i lexueshëm, unë Vlorën nuk e lexoj dot fare.*

*Për Vlorën kam dëgjuar nga persona që duhet t’ua dëgjosh fjalën se aty ekziston vaska me acid.*

*Këtë unë e kam dëgjuar në Vlorë nga persona, që duhet t’ua dëgjosh fjalën.*“, tha Dervishi

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** bandat, deklarata, gazetari, Vlora
