# Trondit me deklaratën kreu i EMA-s: ‘AstraZeneca’ ka një lidhje me trombozat e rralla

> Një zyrtar i lartë i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) tha në një intervistë se ekzistonte një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/trondit-me-deklaraten-kreu-i-ema-s-astrazeneca-ka-nje-lidhje-me-trombozat-e-rralla/
**Published:** 2021-04-06
**Modified:** 2021-04-06

---

Një zyrtar i lartë i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) tha në një intervistë se ekzistonte një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.

Kreu i vaksinave EMA, Marco Cavaleri theksoi për gazetën italiane [**‘Il Messaggero’**](https://www.ilfattoquotidiano.it/2021/04/06/astrazeneca-cavaleri-ema-ce-un-nesso-con-le-trombosi-rare-oggi-vertice-aifa-ministero-media-in-uk-si-valutano-limiti-per-under-30/6156314/) se ekziston një lidhje midis vaksinës që shkakton mpiksjen e gjakut te pacientët, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton

“Ekziston një shkak, por ne ende duhet të kuptojmë se cili është”, shtoi Cavaleri, duke shtuar se lidhja midis vaksinës dhe trombozës do të konfirmohet nga agjencia në orët e ardhshme.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou në Greqi, foli dje në konferencën e EODY rreth problemit të vaksinimit me AstraZeneca.

Ajo tha: “Ka pasur shumë diskutime në lidhje me vaksinën AstraZeneca. Nga një këndvështrim epidemiologjik,  mpiksja e gjakut është më e zakonshme te  gratë nën moshën 55 vjeç.

Agjencia Europiane e Barnave ka theksuar se përfitimi i tejkalon rreziqet e vaksinës.

 

---

**Categories:** Bota
**Tags:** astrazenica, deklarata, kreu i ema, trombozat, vaksina
