# Turqi, ndryshime në stafin pedagogjik, studentët në protesta

> Studentët u përleshën me policinë turke në Stamboll të hënën, të zemëruar për emërimin nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan të një rektor të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/turqi-ndryshime-ne-stafin-pedagogjik-studentet-ne-protesta/
**Published:** 2021-01-05
**Modified:** 2021-01-05

---

Studentët u përleshën me policinë turke në Stamboll të hënën, të zemëruar për emërimin nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan të një rektor të ri në një nga universitetet kryesore të vendit. Ata pretendojnë se procesi i emërimit ishte jodemokratik.

Të Shtunën, Erdogan emëroi Melih Bulu si rektor të Universitetit Bogazici në Stamboll.

Mediat turke njoftuan se administratori i ri është i pari i zgjedhur nga jashtë një universiteti që nga një grusht shteti ushtarak në 1980. Studentët dhe akademikët  po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Bulu.

---

**Categories:** Bota
**Tags:** ndryshime në stafin pedagogjik, studentët në protesta, Turqi
