# U konfliktuan dhe e qëlloi me armë zjarri aktivistin e PD- së në Kavajë, Gjykata shpall vendimin për Ndriçim Jonuzin

> Gjykata e Durrësit ka shpallur vendimin e  masës “arrest me burg” për Ndriçim Jonuzin, i dyshuar si autori  i plagosjes së sekretarit të zyrës së&hellip;

**URL:** https://publialb.al/u-konfliktuan-dhe-e-qelloi-me-arme-zjarri-aktivistin-e-pd-se-ne-kavaje-gjykata-shpall-vendimin-per-ndricim-jonuzin/
**Published:** 2021-04-24
**Modified:** 2021-04-24

---

Gjykata e Durrësit ka shpallur vendimin e  masës “arrest me burg” për Ndriçim Jonuzin, i dyshuar si autori  i plagosjes së sekretarit të zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Ndërsa për Dorjan Troplinin dhe Markel Shtyllën gjykata vendosi masën e ‘arrestit në shtëpi’. Këta persona akuzohen se sulmuan sekretari e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë.

Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike.

Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vërë në pranga.

 

---

**Categories:** Aktualitet
