# U tha që po bashkëpunon me “Four Paws” për qentë endacakë, organizata nxjerr mashtrimet e Veliajt për deklaratat e rreme

> Keqtrajtimet ndaj qenve endacakë janë bërë shkak për disa protesta të njëpasnjëshme në vendin tonë nga qytetarët që mbrojnë të drejtat e kafshëve.  Për këtë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/u-tha-qe-po-bashkepunon-me-four-paws-per-qente-endacake-organizata-nxjerr-mashtrimet-e-veliajt-per-deklaratat-e-rreme/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

**Keqtrajtimet ndaj qenve endacakë janë bërë shkak për disa protesta të njëpasnjëshme në vendin tonë nga qytetarët që mbrojnë të drejtat e kafshëve.**

** Për këtë vepër makabre, qytetarë të thjeshtë dhe personazhe të njohur të shoëbiz-it iu bashkuan për ditë me radhë protestave kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve. Nga Bashkia e Tiranës pritej një reagim me këtë kauz por siduket dhe kryetari i saj, z.Erion Veliaj e mohoi keqtrajtimin e qenve teksa ishte i ftuar një mbrëmje në emisionin “Opinion”. Për më tepër Veliaj u shpreh se bashkia bashkëpunon  me disa organizatat europiane dhe britanike për mbrojtjen e tyre dhe ndër të tjera përmendi organizatën më të njohur në botë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Four Paës”.**

**Mirëpo organizata e ka mohuar një gjë të tillë, përmes një emaili zyrtar të dërguar në adresë të “ARSA Albania”.**

***“Dëshirojmë të bëjmë të ditur se FOUR PAËS (Katër Putrat) aktualisht nuk bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës për çështjen e kafshëve endacake.***

***FOUR PAËS përkrah dhe mbron implementimin e programeve të menaxhimit human të kafshëve endacake, përfshirë sterilizimin masiv, adresimin e shkaqeve të braktisjes së kafshëve dhe inkurajimin e pronësisë së përgjegjshme të tyre, në mënyrë që të reduktohet numri i kafshëve endacake në komunitetin lokal. Kjo përqasje është shkencërisht e provuar si mënyra më efektive dhe më e njerëzishme e reduktimit të kafshëve endacake brenda komunitetit.***

***FOUR PAËS dënon fuqishëm vrasjen e maceve dhe qenve endacakë si mënyrë kontrollimi e popullatës jo vetëm për shkak të vuajtjeve që kjo iu shkakton kafshëve, por edhe sepse kjo është një mënyrë jo efektive, jo njerëzore dhe e kushtueshme për të mbajtur reduktimin e numrit të kafshëve endacake në periudha afatgjata.”- shkruhet në e-mailin e shkruar nga “Four Paws”.***

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/iyfifi.jpg)

** **

 

---

**Categories:** Aktualitet
