# “U vetëmbrojtja” Efektivi Nevaldo Hajdaraj kërkon gjykim të shkurtuar, ndaj vrasjes së Klodjan Rashës

> Gjykata e Tiranës me anë të shortit,  ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish efektivit Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rasës.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/u-vetembrojtja-efektivi-nevaldo-hajdaraj-kerkon-gjykim-te-shkurtuar-ndaj-vrasjes-se-klodjan-rashes/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

**Gjykata e Tiranës me anë të shortit,  ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish efektivit Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rasës.**

**Seanca e parë e kësaj çështjeje do zhvillohet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.**

**Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e Hajdarajt që procesi ndaj tij zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Hajdaraj ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.**

**Prokuroria ka dalë në përfundimin se Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje.**

---

**Categories:** Aktualitet
