# Ulja drastike e infektimeve/ Gazetari: Situata më e mirë se në shtator, ku nuk kishim orë policore dhe maska!

> Gazetari Erion Skëndaj, raporton për “BalkanWeb”, se 20 pacientët e fundit që ndodheshin në këtë godinë, janë vendosur në spitalin COVID-1, QSUT. Skëndaj raporton se aktualisht&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ulja-drastike-e-infektimeve-gazetari-situata-me-e-mire-se-ne-shtator-ku-nuk-kishim-ore-policore-dhe-maska/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Gazetari Erion Skëndaj, raporton për **“BalkanWeb”**, se 20 pacientët e fundit që ndodheshin në këtë godinë, janë vendosur në spitalin COVID-1, QSUT.

Skëndaj raporton se aktualisht në dy spitalet COVID, 1 dhe 2, në Tiranë janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa në rang vendi, pra, përfshirë edhe spitalet e Durrësit, Shkodrës, janë gjithsej 170 pacientë të shtruar.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas gazetarit në të dy spitalet janë paraqitur vetëm 5 urgjenca mjekësore, ndërsa raporti për të infektuarit është i tillë: 1 i infektuar në 18 teste.

Ndër të tjera raportohet se situata aktuale e pandemisë në vend paraqitet më e mirë se në shtator, ku vendi në atë periudhë nuk kishte orë policore dhe vendosjen e maskave mbrojtëse me detyrim.

 

![](https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fulja-drastike-e-infektimeve-mbyllet-spitali-covid-3-gazetari-situata-me-e-mire-se-ne-shtator-ku-nuk-kishim-ore-policore-dhe-maska%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&cb=df9a2d58eb)
Mësohet se spitalet COVID-3 dhe COVID-4 nuk do të mbyllen përfundimisht, por do të qëndrojnë në gatishmëri nëse vendi përballet me ndonjë valë tjetër infeksionesh.

---

**Categories:** Aktualitet
