# Ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

> Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ulje-temperaturash-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-3/
**Published:** 2020-08-19
**Modified:** 2020-08-19

---

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja parashikimi i motit për sot, Ulje temperaturash
