# Une nuk jam e mërzitur, pasi nuk i shërbej një tirani

> A u mërzite?! Duke qenë se jam përballur shpeshherë me këtë pyetjen &#8221; A u mërzite&#8221; 48 orët e fundit, duhet të them dy fjalë:&hellip;

**URL:** https://publialb.al/une-nuk-jam-e-merzitur-pasi-nuk-i-sherbej-nje-tirani/
**Published:** 2021-04-27
**Modified:** 2021-04-27

---

A u mërzite?!

Duke qenë se jam përballur shpeshherë me këtë pyetjen ” A u mërzite” 48 orët e fundit, duhet të them dy fjalë:

Jo. Nuk jam mërzitur. Thjesht jam e neveritur. Neverinë e ndiej nga eksitimi i pseudoakademikëve, i pseudoanalistëve në këtë vend, që të jargavitur shpallin vdekjen e demokracisë dhe këtë e quajnë sukses.

Jeni as më pak e as më shumë veçse zagarë të një tirani dhe jam krejt e bindur që ai tiran, ju pështyn në surrat dhe ju thjesht fshini pështymën e tij dhe vazhdoni ta dëgjoni.

Unë nuk jam e mërzitur.Jam thjesht e neveritur. Unë mbështeta ndryshimin jo se do të vinte mrekullia, por se nuk do të vdiste demokracia.

I shtrëngoj dorën çdo shqiptari që nuk ka shitur votën tek sekti rilindas. I shtrëngoj dorën çdo shqiptari që është distancuar nga “morali” i orgjive, i kurvërisë, i rrugaçërisë, i hajdutërisë, i drogës, i krimit dhe i shkatërrimit.

Unë nuk jam e mërzitur, pasi morali juaj nuk do të jetë kurrë morali im.

Post Scriptum- Unë nuk jam e mërzitur, pasi nuk i shërbej një tirani. Mjeranët jeni ju!

Elona Caslli

---

**Categories:** Opinion
