# “Uragani i fitores ka nisur”, Kryemadhi: 25 prilli referendum! Bashkë do e përmbysim Rilindjen!

> Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kyremadhi, ka publikuar në rrjete sociale, një videokolazh me momentet më pikante të kësaj fushate elektorale. Radhë të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/uragani-i-fitores-ka-nisur-kryemadhi-25-prilli-referendum-bashke-do-e-permbysim-rilindjen/
**Published:** 2021-04-10
**Modified:** 2021-04-10

---

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kyremadhi, ka publikuar në rrjete sociale, një videokolazh me momentet më pikante të kësaj fushate elektorale.

Radhë të gjatë makinash, takime me qytetarët janë pjesë e videos në fjalë. Mbi videon e publikuar, Kryemadhi shkruan se uragani i fitores ka nisur dhe rritet çdo ditë, e na afron me 25 prillin, të cilën ajo e quan referendum .

**Postimi:**

Uragani i fitores ka nisur dhe rritet më i madh çdo ditë që na afron me datën e referendumit të 25 prillit. Bashkë përmbysim Rilindjen dhe ndërtojmë Shqipërinë Tuaj! #VOTO6 ? #VOTOLSI?

---

**Categories:** Politike
