# Vazhdojnë zjarret masive në Oregon , mbi gjysmë milioni njerëz shpërngulen për shkak të flakëve

> Guvernatorja e Oregonit raportoi se qindra shtëpi ishin djegur në shtetin e saj. Erërat e forta po ndezin flakët e pakontrolluara, priten më shumë ndërprerje&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vazhdojne-zjarret-masive-ne-oregon-mbi-gjysme-milioni-njerez-shperngulen-per-shkak-te-flakeve/
**Published:** 2020-09-11
**Modified:** 2020-09-11

---

Guvernatorja e Oregonit raportoi se qindra shtëpi ishin djegur në shtetin e saj. Erërat e forta po ndezin flakët e pakontrolluara, priten më shumë ndërprerje të energjisë dhe pyjet kombëtare të Kalifornisë u mbyllën, ndërsa zyrtarët përpiqen të parandalojnë zjarret e reja.

** ** Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor. Ky fakt është bërë i ditur nga autoritetet.

Zjarret po ndiqen edhe nga erëra të forta dhe thatësira. Guvernatorja e shtetit, Kate Brown, pohoi se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, ndonëse janë konfirmuar katër.

Mes viktimave është një djalë 12-vjeçar dhe gjyshja e tij. Më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së. Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni.

 

---

**Categories:** Bota
**Tags:** mbi gjysmë milioni njerëz shpërngulen për shkak të flakëve, Vazhdojnë zjarret masive në Oregon
