# Vdekja e 30-vjeçares gjatë lindjes në maternitetin e Fierit, mjekët shpegojnë shkakun

> Mjekët që u kujdesën për Elisabeta Lamajn, 31-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Fierit katër ditë më parë, kanë përcaktuar infarktin akut të miokardit si shkak&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vdekja-e-30-vjecares-gjate-lindjes-ne-maternitetin-e-fierit-mjeket-shpegojne-shkakun/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

**Mjekët që u kujdesën për Elisabeta Lamajn, 31-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Fierit katër ditë më parë, kanë përcaktuar infarktin akut të miokardit si shkak të vdekjes së saj.**

**Pacientja humbi jetën pas kryerjes së anestezisë lokale ditën e shtunë në maternitetin e Fierit, ku shkoi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë. Fatmirësisht, foshnja e gjinisë femër gëzon shëndet të plotë.**

**Familjarët e të resë kanë bërë përgjegjës mjekët për vdekjen e saj, ndërsa bashkëshorti i të ndjerës, Leonard lamaj, ka bërë kallëzimin penal në policinë Fier për mjekim të pakujdesshëm.**

**Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa është kryer autopsia e trupit të së ndjerës dhe priten konkluzionet mjeko ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Drejtoresha e maternitetit të Fierit është shprehur se do të flasë në lidhje me rastin, pasi të vijë përgjigjja e autopsisë.**

** **

---

**Categories:** Aktualitet
