# Vendimet e para si president, Biden: Kush udhëton drejt SHBA-ve karantinë disa ditore

> Presidenti i SHBA Joe Biden, në ditën e tij të parë të plotë në detyrë ka njoftuar planet e tij për të forcuar shpërndarjen dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vendimet-e-para-si-president-biden-kush-udheton-drejt-shba-ve-karantine-disa-ditore/
**Published:** 2021-01-22
**Modified:** 2021-01-22

---

Presidenti i SHBA Joe Biden, në ditën e tij të parë të plotë në detyrë ka njoftuar planet e tij për të forcuar shpërndarjen dhe testimin e vaksinave COVID-19 në vend. Plani i tij përfshin hapjen e vendeve të shpërndarjes së vaksinave dhe kërkon që udhëtarët ndërkombëtarë të japin prova të një testi negativ COVID-19 përpara se të mund të udhëtojnë në SH.B.A.Urdhri i mbajtjes së maskave në udhëtime do të zbatohet në aeroporte, aeroplanë, anije, autobusë, trena dhe të gjitha llojet e transportit publik. Udhëtarët që vijnë nga jashtë Shteteve të Bashkuara duhet ti nënshtrohen testit të Covid-19 para nisjes, si dhe një karantinë disa ditore pas mbërritjes.

---

**Categories:** Bota
