# Vendimi i së Djathtës tradicionale Shqiptare: Mblidhemi në burg të Spaçit e fillojmë rezistencën!

> E shtuna ka të ngjarë të jetë data e themelimit të një lëvizjeje të djathë shqiptare. Balli Kombëtar Demokrat, Partia  Lëvizja e Legalitetit, Bashkimi Liberal&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vendimi-i-se-djathtes-tradicionale-shqiptare-mblidhemi-ne-burg-te-spacit-e-fillojme-rezistencen/
**Published:** 2017-09-08
**Modified:** 2017-09-08

---

E shtuna ka të ngjarë të jetë data e themelimit të një lëvizjeje të djathë shqiptare. Balli Kombëtar Demokrat, Partia  Lëvizja e Legalitetit, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia e të Drejtave të Mohuara e re , Unioni Mbarkombëtar i ish të Përndjekurve Politikë dhe aktivistë politikë të tjerë sot kanë vendosur të mblidhen në Spaç, në rrënojat e burgut famëkeq komunist.

Tryeza e sotme vendosi që në ditën e mbledhjes së Parlamentit të ri, e djathta tradicionale të nisë ringritjen e saj, në kushtet e ngushtimit të lirive, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend.

Tryeza e sotme vendosi që takimi të zhvillohet në burgun e Spaçit, të shtunën , ora 11.

---

**Categories:** Politike
**Tags:** E djathta, Parlament, Spaç
