# Vepra të ndryshme penale, dy në pranga

> Policia Vendore në Durrës bëri me dije, se ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale &nbsp; Durrës Bien në prangat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vepra-te-ndryshme-penale-dy-ne-pranga/
**Published:** 2021-01-23
**Modified:** 2021-01-23

---

Policia Vendore në Durrës bëri me dije, se ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale

 

Durrës

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. D., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

—

Në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

---

**Categories:** Kronikë
