# Verifikimi i të dhënave personale shqetësim për qytetarët, Besnik Dervishi: Kemi nisur hetim, por duhet kohë

> Partia Demokratike e cilësoi njw  skandal madhor përdorimin nga Partia Socialiste, e një baze të dhënash personale të 910 mijë qytetarë të kryeqytetit, ku gjendet&hellip;

**URL:** https://publialb.al/verifikimi-i-te-dhenave-personale-shqetesim-per-qytetaret-besnik-dervishi-kemi-nisur-hetim-por-duhet-kohe/
**Published:** 2021-04-20
**Modified:** 2021-04-20

---

Partia Demokratike e cilësoi njw  skandal madhor përdorimin nga Partia Socialiste, e një baze të dhënash personale të 910 mijë qytetarë të kryeqytetit, ku gjendet numri ID i kartës së identitetit, telefona personalë, vendi i punës e të dhëna të tjera private.

PD dhe presidenti Ilir Meta kanë kërkuar nga SPAK të nisë hetimet për atë që e quajnë keqpërdorim nga PS-ja të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka bërë të ditur se ka nisur verifikimet pas lajmeve mbi zotërimin e paligjshëm të të dhënave personale për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore.

Për të folur rreth kësaj çështje që ka bërë bujë së fundmi, ishte i ftuar në “Breaking” në Top News, Besnik Dervishi, komisionari i Mbrojtjes të të dhënave Personale.

**Çfarë hapash ka ndërmarrë komisioni?**

Ka nisur një hetim kryesisht. Më duhet t’ju sqaroj, se komisioneri trajton rastet sipas ankesave që bëhen nga personat.  Që javën e kaluar kemi nisur shqyrtimin administrativ, duke nisur disa urdhra ndaj kontrolluesve.

**Sa kohë ju duhen për të mbaruar këto hetime?**

Nuk janë mrekulli që ndodhin brenda ditës dhe javës, kërkon kohën e duhur. Duke ju referuar edhe rasteve ndërkombëtare, janë jo vetëm hetime administrative të vështira, por duan kohë.

**Këto të dhëna janë publike për çdo qytetar. Futet në atë database dhe gjen të dhënat e mia, e mund të kontrollojë çdo lloj dokumenti? Çfarë hapash ndërmerrni?**

Keni të drejtë, por situata është më komplekse. Në radhë të parë duhet të jemi të ndërgjegjësuar për ruajtjen e të dhënave personale. Është verifikuar se të dhënat personale u janë dhënë kontrolluesve me dëshirë. Në shumicën e rasteve janë vetë ata që tregohen të pakujdesshëm, më pas është detyra e kontrollorëve për t’i ruajtur. Zyra jonë vihet në lëvizje nga denoncimet e qytetarëve.

Është debatuar shumë, ka pasur një numër të kufizuar telefonatash. Për rastin konkret nuk ka pasur ankesa, por sot janë disa ankesa sa gishtat e njërës dorë.

Duhet të kemi pak durim që të presim konkluzionet. Ne nuk mund të bëjmë hamendësime, duhet të kemi prova dhe fakte konkrete.

 

---

**Categories:** Aktualitet
