# VIDEO/ “Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm”, deklarata rrëqethëse e nën kampionit të Botës Ilir Suli: Pasi lashë sportin jam papunë sepse…

> Ish-nënkampioni i Botës në peshëngritje, Ilir Suli, i ka rrëqethur të gjithë me deklaratën e tij. Sot 46 vjeç, Suli tregon se është i papunë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/video-ikni-nga-ky-vend-kjo-ka-ngelur-vetem-deklarata-rreqethese-e-nen-kampionit-te-botes-ilir-suli-pasi-lashe-sportin-jam-papune-sepse/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

**Ish-nënkampioni i Botës në peshëngritje, Ilir Suli, i ka rrëqethur të gjithë me deklaratën e tij. Sot 46 vjeç, Suli tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin teksa në një deklaratë, për “Real News” jep mesazhin që të gjithë shqiptarë të lënë sa më shpejt vendin e të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht. Sipas tij kjo është gjëja e vetme që ka mbetur.**

Suli është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të një periudhe shumë të vështirë për vendin. Ai është shpallur nënkampion Bote, ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe ka marrë pjesë në dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua. A e dini kush jam unë që po ua them këtë? Ilir Suli, mjeshtër i madh i punës nga Presidenti, ish-nën kampion i Botës në shtangë. Mbasi lashë sportin jam papunë. Nuk i duan njerëzit që punojnë këta. Këtu duan vetëm… s’po ua them më mirë. Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm”, deklaroi Ilir Suli.

 

**PANORAMASPORT.AL**

 

---

**Categories:** Sport
