# Video-mesazhi i djalit të Arsimit për Anën i tha të gjitha!

> Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie. Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/video-mesazhi-i-djalit-te-arsimit-per-anen-i-tha-te-gjitha/
**Published:** 2021-04-06
**Modified:** 2021-04-06

---

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Image-2021-03-27-at-22.41.42.jpeg)

Dyshja nuk i mohoi në asnjë moment lajmet e lidhjes dhe me veprimet e fundit i kanë lënë të gjithë të kuptojnë se janë bashkë.

Këto ditë, Arsimi është larguar nga Shqipëria për të qëndruar me djalin e tij, duke e lënë “vetëm” Anën. Por, dedikimet për të në rrjete sociale nuk mungojnë, madje as nga djali i vogël i Arsimit.

Ishit kuriozë të dinit si është marrëdhënia e tij me partneren e re të babit? E përkryer!

Vetë Ana ka ndarë në InstaStory një video-mesazh të të voglit, i cili i thotë se e do shumë.

“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”- shkruan ajo, e emocionuar nga ky mesazh i sinqertë.

Epo, Lioni i tha të gjitha për marrëdhënien e tyre!

Video Player

00:00

00:06

---

**Categories:** Showbizz
**Tags:** ana, arsimi, DJALI, perputhen
