# Video/ Rama publikon pamjet e “Lungo Mares 2” Së shpejti plazhi publik me 5 yje transoformim rrënjësor

> Kryeministri Rama e ka nisur ditën me pamje nga puna në Lungomare 2 në Vlorë. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se është&hellip;

**URL:** https://publialb.al/video-rama-publikon-pamjet-e-lungo-mares-2-se-shpejti-plazhi-publik-me-5-yje-transoformim-rrenjesor/
**Published:** 2021-04-15
**Modified:** 2021-04-15

---

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me pamje nga puna në Lungomare 2 në Vlorë. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se është në përfundim ngritja e plazhit publik me 5 yje, ku shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra.

Ndër të tjera Rama thekson se më në fund duket se vendi po del nga tuneli i errët i pandemisë dhe do bëhet akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga Lungomare 2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje, aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

---

**Categories:** Aktualitet
