# Video/ Reagimi i nënës kur sheh të birin pas 3 vitesh, emigranti shqiptar surprizon  prindërit i veshur si kamarier

> Një video me një përmbajtje prekëse po bën xhiron e rrjetit në mediat shqiptare. Bëhet fjalë për një plagë të thellë të popullit shqiptar, siç&hellip;

**URL:** https://publialb.al/video-reagimi-i-nenes-kur-sheh-te-birin-pas-3-vitesh-emigranti-shqiptar-surprizon-prinderit-i-veshur-si-kamarier/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

Një video me një përmbajtje prekëse po bën xhiron e rrjetit në mediat shqiptare. Bëhet fjalë për një plagë të thellë të popullit shqiptar, siç është mërgimi, e cila pasqyrohet më së miri në videon që do të shikoni më poshtë.

Lot, gëzim dhe shumë përqafime janë fjalët kyçe në atë çfarë ndjeu e ëma e një të riu shqiptar e cila pa të birin pas 3 viteve emigrim në Angli.

Ai vendosi t’u shfaqej familjarëve të tij i veshur si kamarier, pasi kishte disa vite që nuk i kishte parë duke i lënë totalisht të surprizuar. Teksa i riu i afrohet tavolinës me maskë për t’i marrë porosinë, e ëma e njeh direkt dhe i hidhet në qafë.

---

**Categories:** Lifestyle
