# Videomesazhi i Kryemadhit: “Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë me votën masive për ndryshim”, fitorja ndihet nga Jugu në Veri

> Përmes një videomesazhi Monika Kryemadhi ka nxjerrë pamje nga takimet elektorale në Gjirokastër. Në mesazhin e saj në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se LSI është mbështetje&hellip;

**URL:** https://publialb.al/videomesazhi-i-kryemadhit-kengen-me-te-bukur-gjirokastres-do-tja-thurin-te-rinjte-me-voten-masive-per-ndryshim-fitorja-ndihet-nga-jugu-ne-veri/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

Përmes një videomesazhi Monika Kryemadhi

ka nxjerrë pamje nga takimet elektorale në Gjirokastër.

Në mesazhin e saj në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë dhe se nuk i braktis njerëzit, siç bëri sipas saj Rilindja.

**MESAZHI I KRYEMADHIT**

Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë, që nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit, siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët. Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë dhe të rejat e saj, qytetarët e saj, me votën masive për ndryshim në 25 Prill, për nr. 6. Fitorja po vjen dhe atmosfera e saj ndihet nga jugu në veri. #VOTO6 ? #VOTOLSI ?

---

**Categories:** Politike
