# Vjedh biçikletën, arrestohet nga policia

> Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 32 vjeçar, i cili akuzohet për vjedhjen e një biçiklete. Njoftimi i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vjedh-bicikleten-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2020-12-17
**Modified:** 2020-12-17

---

Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 32 vjeçar, i cili akuzohet për vjedhjen e një biçiklete.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetasit D. B.

---

**Categories:** Kronikë
