# Vjedhje me armë, OFL u kërkon justifikimin e pasurisë

> Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Tiranë, ku i ka kërkuar justifikimin e pasurisë dy të dënuarve për vjedhje me armë në Tiranë. Njoftimi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vjedhje-me-arme-ofl-u-kerkon-justifikimin-e-pasurise/
**Published:** 2020-06-16
**Modified:** 2020-06-16

---

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Tiranë, ku i ka kërkuar justifikimin e pasurisë dy të dënuarve për vjedhje me armë në Tiranë.

Njoftimi i OFl-së

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

**– Elis Gjypi,** banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

**– Genci Prifti,** banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhja e bankave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronike
**Tags:** OFL u kërkon justifikimin e pasurisë, Vjedhje me armë
