# Vlora Kastrati na e freskon verën me një këngë të bukur për Diasporën

> Ajo është një artiste që nuk ndalet e kur kthehet në Kosovë apo Shqipëri gjithmonë ka diçka për muzikën. Po flasim për këngëtaren Vlora Kastrati&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vlora-kastrati-na-e-freskon-veren-me-nje-kenge-te-bukur-per-diasporen/
**Published:** 2023-07-19
**Modified:** 2023-07-19

---

Ajo është një artiste që nuk ndalet e kur kthehet në Kosovë apo Shqipëri gjithmonë ka diçka për muzikën. Po flasim për këngëtaren Vlora Kastrati e cila sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Harroj krejt”. Kënga është plot ritêm e sikur Vlora do të freskoj verën e nxehtë. Ne mësojmë se për këtë projekt ajo ka bashkëpunuar me Florent Boshjaku,  teksti shkruar nga Arsim Bunjaku e xhirimet e klipit janë realizuar në Pejën e saj. Duket si një mirëseardhje për të gjithë ata që jetojnë në Diasporë ( Ashtu si vetë këngëtarja ) e kthehen për pushime gjithmonë në Kosovën e tyre. Këngën mund ta dëgjoni dhe shikoni duke e shijuar në linkun më poshtë, ndërsa kujtojmë se në Gusht artistja pejane ka gati një tjetër projekt.

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
**Tags:** Vlora Kastrati na e freskon verën me një këngë të bukur për Diasporën
