# Vranësira kalimtare, ja si do të jenë kushtet e motit për sot

> Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës mbetet  me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat gjenerojnë reshje të pakta në zonat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vranesira-kalimtare-ja-si-do-te-jene-kushtet-e-motit-per-sot/
**Published:** 2020-05-29
**Modified:** 2020-05-29

---

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës mbetet  me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat gjenerojnë reshje të pakta në zonat malore.

Por në vijim vranësirat shtohen, duke bërë që reshjet e izoluara të përfshijnë dhe zonat e ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 6°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 27°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 – 4 ballë

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** ja si do të jenë kushtet e motit për sot, Vranësira kalimtare
