# Vrau bashkëshorten e tij me armën e shërbimit, dënohet me 35 vite burg ish- gardisti

> Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vrau-bashkeshorten-e-tij-me-armen-e-sherbimit-denohet-me-35-vite-burg-ish-gardisti/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi, rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj.

Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. Shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

---

**Categories:** Aktualitet
