# Vritet 40 vjeçari në lagjen 16, ende të paqarta motivet për policinë

> Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 në Durrës. Një 40 vjeçar ka humbur jetën, pasi është qëlluar  me armë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/vritet-40-vjecari-ne-lagjen-16-ende-te-paqarta-motivet-per-policine/
**Published:** 2021-03-20
**Modified:** 2021-03-20

---

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 në Durrës. Një 40 vjeçar ka humbur jetën, pasi është qëlluar  me armë zjarri, ndërkohë që policia tha se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policsë:

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

 

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

 

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

 

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** ende të paqarta motivet për policinë, Vritet 40 vjeçari në lagjen 16
