# Xhelozë të tmerrshëm! Të lindurit në këto shenja dyshojnë tek çdo gjë që i rrethon

> Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e 2 shenjave të mëposhtme xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/xheloze-te-tmerrshem-te-lindurit-ne-keto-shenja-dyshojne-tek-cdo-gje-qe-i-rrethon/
**Published:** 2021-03-08
**Modified:** 2021-03-08

---

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e 2 shenjave të mëposhtme xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda. Kështu që përpara se të lini Facebook-un apo Instagramin hapur, mësoni cilat janë dy xhelozet e tmerrshme të zodiakut.

1.Akrepi: Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit.

2.Peshorja: Peshorja është shenja e dytë më xheloze e horoskopit, sado që partneri përpiqet t’i japë besim dhe siguri ai gjen gjithmonë një motiv për të rrëmuar në gjërat e tij dhe për ta bërë lidhjen mbytëse. Edhe pse në shumicën e rasteve preferojnë të mos e pranojnë që janë xhelozë, thellë brenda tyre edhe Peshorja është një xheloze e pandreqshme që do të bënte gjithçka për të ditur se ç’ndodh në mendjen e partnerit.

---

**Categories:** HOROSKOPI
**Tags:** Xhelozë të tmerrshëm! Të lindurit në këto shenja dyshojnë tek çdo gjë që i rrethon
