# Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, qytetarët duhet të votojnë paqësisht dhe në mënyrë demokratike

> Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ambasadorja Kim bën me dije nëpërmjet një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/yuri-kim-shba-nuk-mbeshtet-asnje-parti-apo-kandidat-qytetaret-duhet-te-votojne-paqesisht-dhe-ne-menyre-demokratike/
**Published:** 2021-04-24
**Modified:** 2021-04-24

---

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ambasadorja Kim bën me dije nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prill.

Ambasadorja amerikane gjithashtu thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti, ndërsa bën thirrje për një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve.

“Takova kryetarin e PD, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit.

Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja amerikane.

---

**Categories:** Aktualitet
