# Zaptoi plazhin me shezlongë, ndiqet penalisht 64-vjeçari

> Policia Vendore e Durrësit, deklaroi se nisi proçedimin penal ndaj një 64 vjeçari, për zaptim të hapësirave publike. Njoftimi i policisë Durrës ”Specialistët për Hetimin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zaptoi-plazhin-me-shezlonge-ndiqet-penalisht-64-vjecari/
**Published:** 2020-07-21
**Modified:** 2020-07-21

---

Policia Vendore e Durrësit, deklaroi se nisi proçedimin penal ndaj një 64 vjeçari, për zaptim të hapësirave publike.

Njoftimi i policisë Durrës

*”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasin:*

- * M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse”, *thuhet në njoftimin e policisë.

64-vjeçari do të procedohet për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

 

 

 

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** ndiqet penalisht 64-vjeçari, Zaptoi plazhin me shezlongë
