# Zbulohet një depo e madhe armësh në Tiranë , ja kush është pronari

> Policia e Tiranës ka zbuluar një armatë të madhe armësh, në pronësi të Sokol Xhurës. SPAK njoftoi se mëngjesin e të premtes, nga ana e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zbulohet-nje-depo-e-madhe-armesh-ne-tirane-ja-kush-eshte-pronari/
**Published:** 2021-04-10
**Modified:** 2021-04-10

---

**Policia e Tiranës ka zbuluar një armatë të madhe armësh, në pronësi të Sokol Xhurës.**

SPAK njoftoi se mëngjesin e të premtes, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën “Xhanfize Keko”, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

“Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.

Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar hetimin  me hollësi, rreth  kësaj veprimtarie. Për hollësi të mëtejshme, do të vijojë një komunikatë e detajuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, njofton policia.

 

---

**Categories:** Aktualitet
