# Zëdhënësi i Metës: E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni, nuk ka dorëheqje

> Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen. Kjo përgjigje ka ardhur pas deklaratave nga maxhoranca që i kujtuan Metës qëndrimin para zgjedhjeve.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zedhenesi-i-metes-e-gjithe-shqiperia-e-di-si-i-ka-fituar-babloku-keto-zgjedhje-ndaj-qetesohuni-nuk-ka-doreheqje/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen. Kjo përgjigje ka ardhur pas deklaratave nga maxhoranca që i kujtuan Metës qëndrimin para zgjedhjeve. Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi deklaron se ‘e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: nuk ka dorëheqje’.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! ??”, shkruan Blushi.

[![Tedi Fb](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Tedi-fb-1.png)](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Tedi-fb-1.png)

---

**Categories:** Politike
