# Zero tolerancë/ Gjoba për mosmbajtje të maskës dhe pezullime për bizneset

> Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që shkelin rregullat dhe protokollet për parandalimin e COVID19. Nga inspektimet janë marrë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zero-tolerance-gjoba-per-mosmbajtje-te-maskes-dhe-pezullime-per-bizneset/
**Published:** 2020-07-23
**Modified:** 2020-07-23

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/1-30-770x433-1-300x169.jpg)

Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që shkelin rregullat dhe protokollet për parandalimin e COVID19.

Nga inspektimet janë marrë 11 masa administrative: 4 masa me gjobë në bar, kafe, restorant, market, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga COVID-19 dhe 4 gjoba ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

Gjithashtu janë marrë 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve në institucion publik, sportele pagesash, restorant.

Masat administrative janë vendosur në qarqet: Elbasan, Lezhë, Tiranë, Vlorë.

Sakaq, gjatë kësaj periudhe në total janë realizuar mbi 121 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 480 masa administrative

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Zero tolerancë/ Gjoba për mosmbajtje të maskës dhe pezullime për bizneset
