# Zgjedhjet e 25 prillit/ Reagon Ambasadorja Suedeze: Demorkacia në Shqipëri është e brishtë,  mbetet problem serioz fenomeni i shit-blerjes së votës

> Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës. Ambasadorja suedeze ka&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zgjedhjet-e-25-prillit-reagon-ambasadorja-suedeze-demorkacia-ne-shqiperi-eshte-e-brishte-mbetet-problem-serioz-fenomeni-i-shit-blerjes-se-votes/
**Published:** 2021-04-09
**Modified:** 2021-04-09

---

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Ambasadorja suedeze ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues.

“E vlerësoj  demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndveshtrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.

Nuk do flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë.

 

Kemi të gjithë një rol, por më të rendesishëm e kanë qytetarët dhe shteti. Ata duhet t’u sigurojë qytetarevë një proces zgjedhor të mirfilltë. Nuk dua të komentoj për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja suedeze në vendin tonë.

 

---

**Categories:** Politike
