# Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë, babai i të miturës: Kemi tre ditë që nuk e dimë ku është, për herë të fundit e kam parë pranë një hoteli

> Miklovan Liço, babai i Ergita Liços, shprehet se banojnë në Vlorë dhe prej ditësh vajza është larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë lajm për&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zhduket-14-vjecarja-ne-vlore-babai-i-te-mitures-kemi-tre-dite-qe-nuk-e-dime-ku-eshte-per-here-te-fundit-e-kam-pare-prane-nje-hoteli/
**Published:** 2020-08-08
**Modified:** 2020-08-08

---

Miklovan Liço, babai i Ergita Liços, shprehet se banojnë në Vlorë dhe prej ditësh vajza është larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë lajm për vendndodhjen e saj.

**VLORË-** Një vajzë e mitur rreth 14 vjeç rezulton e zhdukur prej 3 ditësh në Vlorë. Ka qenë babai i saj që ka bërë denoncimin në Polici dhe bën apel përmes mediave për ta gjetur,.

Miklovan Liço, babai i Ergita Liços, shprehet se banojnë në Vlorë dhe prej ditësh vajza është larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë lajm për vendndodhjen e saj.

“*Për herë të fundit e kam parë tek ish-bar Milano. E ka parë vëllait aty, i kishte kërkuar të shkonte në shtëpi. Kishte ikur në shtëpi, por vajza kishte qëndruar vetëm 5 minuta dhe ishte larguar dhe nuk e dimë se ku ndodhet. Unë me kërkimet e mia e kam parë deri në Lushnje, pranë një hoteli, por më tej nuk dihet se ku është tani*”, këto janë fjalët e babait të vajzës.

![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2020/08/auto_2da8d1f3-d4fe-4572-8c74-20f782f232791596872527.jpg)*Vajza e zhdukur, Ergita Liço*

Mësohet se 14-vjeçarja Ergita Liço është shpallur e humbur nga familja e saj 3 ditë më parë ku rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.

Denoncimi është bërë në komisariatin e Vlorës dhe atë të Lushnjes teksa policia ka vijuar kërkimet. Nga kamerat e sigurisë ajo është parë në një hotel në Lushnje, e tani dyshohet të jetë në kryeqytet. Kërkimet po vijojnë, por ende nuk dihet se ku ndodhet e mitura.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** babai i të miturës: Kemi tre ditë që nuk e dimë ku është, për herë të fundit e kam parë pranë një hoteli, Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë
