# Zjarr në një fabrikë, humbin jetën 20 punëtorë

> Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 25 të tjer u plagosën në një zjarr në një fabrikë në qytetin egjiptian të Obour, të enjten.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zjarr-ne-nje-fabrike-humbin-jeten-20-punetore/
**Published:** 2021-03-12
**Modified:** 2021-03-12

---

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 25 të tjer u plagosën në një zjarr në një fabrikë në qytetin egjiptian të Obour, të enjten.

Ndërtesa u pa e përfshirë nga tymi ndërsa ambulancat dhe makinat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Zona përreth, përfshirë ndërtesat dhe rrugët e tjera, u pa gjithashtu e përfshirë nga tymi.

Zjarri u raportua në një nga repartet e fabrikës dhe u punuar për orë të tëra me mjete  fikëse për të parandaluar më shumë zjarr në ndërtesë.

Autoritetet e guvernatorit Qalyubia ngritën një komitet pune menjëherë pas zjarrit për të hetuar shkallën e dëmtimit të fabrikës dhe ndërtesave përreth. [

](https://www.youtube.com/channel/UC5aeU5hk31cLzq_sAExLVWg)// Ruptly

---

**Categories:** Bota
