# Zjarr nga rrjedhja e gazit, plagoset kryefamiljari

> Një zjarr është rregjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në qytetin e Durrësit, ku si rezultat ka ngelur i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/zjarr-nga-rrjedhja-e-gazit-plagoset-kryefamiljari/
**Published:** 2020-12-17
**Modified:** 2020-12-17

---

Një zjarr është rregjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në qytetin e Durrësit, ku si rezultat ka ngelur i lënduar kryefamiljari, ndërsa policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e rrjedhjes së një paisje me gaz.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** plagoset kryefamiljari, Zjarr nga rrjedhja e gazit
