“Kundër rritjes së çmimeve”/ Gjykata gjen paligjshmëri në arrestimet e protestuesve në Tiranë

Gjykata e Tiranës vendosi të lironte disa nga të arrestuarit pas protestës së të mërkurës, duke e cilësuar si pjesërisht të paligjshëm arrestimin e tyre. Por kur kanë kaluar katër ditë që nga nisja e protestave, rreth 50 persona ndodhen në qeli, ndërsa mbi 200 të tjerë po ndiqen penalisht. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm.

 

Sipas Birn, gjykata cilësoi si të paligjshme arrestimet mbi akuzat “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”. Po ashtu caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, me akuzën e “bllokimit të rrugëve”.

 

Edhe në ditën e katërt të protestës policitë në disa rrethe njoftuan se arrestuan 6 persona, ndërsa ndaj 60 të tjerëve u njoftua procedim penal për grumbullim të paligjshëm, prishje të qetësisë publike si dhe bllokim të rrugëve.

 

 

Author: publialb