Presidenti i FIFA-s përballet me hetime

Prokurorët zviceranë kanë nisur procedura penale kundër presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, për shkak të takimeve të tij sekrete me prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës.

Takimet në mes të shtetasit zviceran, Infantino dhe Prokurorit, Michael Lauber, janë realizuar më 2016 dhe 2017, teksa prokurorët zviceranë kanë qenë duke kërkuar për vepra korrupsioni në FIFA, përfshirë mënyrën sesi Rusia dhe Katari kanë fituar të drejtën për të qenë mikpritëse të organizimeve për Kupën e Botës më 2018 dhe 2022 respektivisht.

Si Infantino, ashtu edhe Lauber kanë mohuar lajmet, mirëpo Stefan Keller, prokurori special, ka gjetur se “ka shenja për sjellje kriminale”.

Në mesin e shkeljeve pontenciale përfshihen, “abuzimi i zyrës publike, shkelje e sekretit zyrtar, ndihmë në kundërvajtje dhe nxitje e këtyre veprimeve”.

Lauber ka ofruar dorëheqjen javën e kaluar, dhe dita e tij e fundit e punës do të jetë në fund të gushtit.

Sakaq, Infantino ishte rizgjedhur për mandatin e dytë si president i FIFA-s vitin e kaluar, me premtimet për pastrim të organizatës nga situata “toksike, gati kriminale”, gjatë kohës së paraardhësit të tij, Joseph Blatter

Author: admin