Presidenti i Ukrainës del me deklaratën e fortë, nxjerr publikisht informacionin sekret

Presidenti i Ukrainës ka bërë një deklaratë të fortë Volodymyr Zelensky, se Rusia kërkon që ta eliminojnë.
“Ata (rusët) duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke likuiduar kreun e shtetit”.
Ai gjithashtu i tha popullit të tij përmes një video se “armiku më ka caktuar mua si objektivin numër një dhe familjen time si objektivin numër dy”.
Presidenti tha se ai po qëndronte në “lagjet qeveritare” të kryeqytetit Kiev dhe familja e tij është gjithashtu në Ukrainë, por nuk dha detaje të tjera.Zelensky paralajmëroi gjithashtu se zyrtarët ukrainas tani kishin “informacion se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev”, por nuk dha detaje se cilat ishin ato.

Author: publialb