Shlyerja e borxheve do t’ju bëjë të ndiheni…!/ Horoskopi i Paolo Fox 28 tetor 2022

Dashi

Përpjekja për të blerë dashurinë e një fëmije do dështojë. Mënyra më e mirë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj është të kaloni kohë cilësore së bashku. Zbuloni interesat, frikën dhe ëndrrat e tyre. Në vend që të komentoni një hobi të tyre, pranojeni. Kur një person ndjen se e doni pa kushte, rritet dhe lulëzon. Jeta juaj e dashurisë duket sikur po ju del jashtë kontrollit. Kur partneri juaj bën sjellje të papjekur, e bën sepse ndihet i lënë pas dore. Vendosni nevojat e tij përpara tuajave për pak kohë.




Demi

Do të hyni në një konkurs. Edhe pse jeni i talentuar, ka disa rivalë që janë edhe më të talentuar. Rezistojini tundimit për t?u konsumuar nga xhelozia. Mësoni sa më shumë që të keni mundësinë për të përmirësuar performancën tuaj. Praktika ju bën të përsosur. Një shpërthim fëminor do bëjë përshtypje të keqe. Kur ndjeni zemërimin të rritet, merrni frymë thellë. Kujtojini vetes të gjitha përparimet që keni bërë,

Binjakët

Puna sa për tre persona do t`ju konsumojë. Jeni të rrethuar nga njerëz që mezi presin t`ju ndihmojnë. Delegojini punë të vogla. Jini më shumë inkurajues sesa kritikë për këta asistentë. Mund të jetë e nevojshme t`i nënshtroheni një programi rehabilitimi. Asgjë s`është e pamundur. Sa më shpejt që të merrni trajtim, aq më shpejt do të shëroheni. Bëjeni shëndetin përparësinë tuaj.

Gaforrja

Një marrëdhënie romantike e ka humbur intensitetin e saj. Pavarësisht se çfarë bëni, duket se është e pamundur të riktheni pasionin që keni pasur dikur për të dashurin tuaj. Mund të jetë koha të ndaheni si miq. Gjeni dikë që mund t`ju japë dashurinë fizike që dëshironi. Miqtë do të mërziten nga vendimi juaj. Ata mendojnë se jeni egoist dhe mizor. Mos u shqetësoni. Vetëm ju mund të vendosni se çfarë ju bën të lumtur.




Luani

Përpjekjet profesionale ju shqetësojnë. Keni frikë nga shkurtimet në vendin e punës. Në vend që të prisni t`ju kapë lapsi, kërkoni një pozicion më të mirë. Ju jeni jashtëzakonisht i talentuar. Nuk e prisni, por do gjeni një punë më fitimprurëse. Bëjeni një vesh të shurdhër ndaj një të afërmi pesimist. Ai është thjesht xheloz. Mos bini viktimë.

Virgjëresha

Një udhëtim i shkurtër do vonohet nga trafiku ose nga një defekt mekanik. Është më mirë ta shtyni këtë udhëtim për një herë tjetër. Gjëja e fundit që dëshironi është të humbni kohë. Disa besime që i keni ndryshe nga familjarët tuaj, ju bëjnë të ndjeheni të largët me ta. Diskutimi i temave të ndrsyhme me ta ju bën nervozë. Më mirë shmangini.

Peshorja

Nëse doni të rrisni të ardhurat, duhet të mendoni pozitivisht. Mos u fiksoni pas llogarisë bankare, por bëni një listë të gjithë gjërave të tjera që keni. Keni shumë miq? Keni talent? Jini mirënjohës për strehën e ngrohtë dhe ushqimin e shijshëm. Kur të ndjeheni më mirë, Universi do t`ju japë më shumë. Shqetësimi ju bën më të varfër.




Akrepi

Partneri juaj ndihet i lënë pas dore dhe i pakënaqur. Ju jeni vazhdimisht në dy vende: ose në punë, ose në festa. Nëse nuk doni të humbni të dashurin, duhet që kaloni kohë me të. Kjo nuk është koha e duhur për të nënshkruar një kontratë. Do të ketë disa elementë në këtë marrëveshje që janë në dëm të interesave tuaja. Gjëja e fundit që dëshironi është të ngecni në një marrëveshje që ju zbraz llogarinë bankare.

Shigjetari

Një sekret i sikletshëm do të dalë në dritë. Shfrytëzojeni këtë si një mundësi për të dalë më në fund i pastër. Në vend që të mohoni sjelljen tuaj të keqe, dilini për Zot. Miqtë, kolegët dhe fqinjët nuk do t’ju falin menjëherë. Pasi të shohin se keni ndryshuar, do të pranojnë faljen tuaj. Kujdes me fjalët dhe veprimet. Shlyerja e borxheve do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Bricjapi

Kini kujdes kur argëtoheni në kurriz të dikujt tjetër. Ajo që duket si lojë për ju është punë serioze për partnerin tuaj. Nëse nuk doni të bëni diçka, bëjeni. Nuk ka rëndësi nëse i keni bërë të qarta qëllimet që në fillim. I dashuri ka rënë kokë e këmbë në dashuri me ju, por monotonia nuk i pëlqen. Ai do lidhje serioze, ti vetëm argëtim.




Ujori

A bën familjen përgjegjëse për problemet personale? Stop. Nuk ka rëndësi se çfarë u bë. Gjëja e rëndësishme është të merrni kontrollin e jetës tuaj. Në vend që të vuani, bëni një plan veprimi. Regjistrohuni në universitet. Studioni. Ju jeni vizionar dhe i organizuar. Të gjitha këto cilësi do t’ju ndihmojnë të arrini një sukses të jashtëzakonshëm.

Peshqit

Edhe pse një fqinj ose i afërm nuk ka ndonjë arsim të lartë, ka një inteligjencë të jashtëzakonshme. Duke treguar respekt për instinktet e tij, do përfitoni. Rivaliteti juaj do shndërrohet në miqësi. Rregullimet dhe rrëmujërat e vazhdueshme në lagjen tuaj do ju bëjnë që të zhvendoseni. Mos merrni asnjë vendim të nxituar. Sapo të përfundojë një projekt i madh ndërtimi, dashuria për komunitetin tuaj do të rikthehet. Jini të durueshëm; gjëra të mëdha do të vijnë.

Author: publialb