U përfol se mund të jenë në një romancë, Ardian Bujupi kapet ‘mat’ duke u puthur me ish-konkurrenten e Për’Puthen(Foto)

Në disa foto që po qarkullojnë në rrjet, ish-konkurrentja e Për’Puthen dhe Ardian Bujupi duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin në një ambient të mbyllur.

Në njërën nga fotot që po qarkullojnë, dyshja janë të përqafuar teksa shkëmbejnë edhe një puthje.

Vetëm dy ditë më parë këngëtari publikoi në Instastory një video teksa në krahët e ish-konkurrentes së “Përputhen”, Jasmin Kadriu.

“U Tranova”-shkroi artisti në videon në fjalë.

 

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse “U tranova” është ndonjë titull kënge dhe nëse ata po bashkëpunojnë në ndonjë projekt të përbashkët.

Kujtojmë se artisti ka pasur një romancë, gjithashtu të përfolur me modelen indiane Sabrine Khan. Pas ndarjes nga Sabrine këngëtari nuk është prononcuar në mediat rozë për të folur rreth saj, ndonëse në rrjetet sociale postimet e tyre të përbashkëta janë të shumta.

Në disa prej komenteve të modeles njëra nga ndjekëseve e pyet nëse është kthyer në krahët e Ardianit, por me të qeshura ajo e mohon duke e lënë edhe me enigmë raportin e tyre.

 

Author: publialb