100 $ për një votë/ Kpaet mat kandidati i LSI: Hajde të të jap ato dhe të iki se jam shumë vonë, momenti kur i jep 100 dollarët


Video e rradhës e kandidatit të LSI, Etjon Joka që bën biseda për pazare për blerjen e votave. Ai i shpjegon dhe se si duhet votuar më 25 prill në ditën e votimit. Video skandali u publikua në Breaking në Top News.

Ai duket si i jep 100 dollarë amerikanë personit që po bashkëbisedon. Më poshtë biseda.

Etjon Joka: Hajde të jap edhe ato edhe të iki se jam shumë vonë. Merrni këto çik ta kesh për këto ditë, të lëvizësh se mos ka rob, thyeji vetë se si thyva dot.

Qytetari: Ti rrofsh faleminderit. Por u harxhove sinqerisht.

Etjon Joka: Nuk është harxhim o vllai. Unë të thashë ato as më pasurojnë, as më varfërojnë. Shoqnia do ngelet. Nesër do jem në ditë të hallit, do vi të them. A më ndihmo, nuk ka lidhje… Apo e kam gabim? Kjo është fleta, kaq do jetë.

Qytetari: Kështu është edhe atje ku të shkojmë ë?

Etjon Joka: Kështu është edhe atje, veje tek kjo 6 këtu se ngatërron me këtë këtu, te kjo 6 këtu veje për LSI-në. Këtu veje për LSI-në këtu është 22 im. Një kryq këtu, një kryq këtu. Edhe po e vun vetëm këtu vlen.

Qytetari: Dmth me vën tek 22 dhe tek 3 del e pavlefshme

Etjon Joka: Po e kryqëzove del e pavlefshme.

Qytetari: Mua më tha Edisoni hajde në 15:30, por unë e mendova më pozitive takimin me kët se në 15:30, se për Zotin e madh.

Etjon Joka: ça flet or burr

Qytetari: Të çova nga shtëpia, e di unë po…

Etjon Joka: Jo më ça shpie, s’isha në shtëpi unë kisha dalë o vlla. Kisha dalë unë ngaqë më the do të marr për lokalin, por po prisja thashë kur të marrë Elisi… Kur më them jam këtu, më bënë sytë xixa se po të më thoshe hajde atje do më prishte punë. Se duhet me shku me bo një takim tashi sipër, pastaj nga ora 13:00 duhet me shku aty te… Drequ, tek TVSH-ja me regjistru kshu një spot për fushatën.

Qytetari: Edhe tre ditë ëë, mbarove?

Etjon Joka: Jemi mirë me ishalla Zotit. Sa janë bër në total aty tek ty? Se si numëruam dje, se ia lash listën Edisonit me gjithë Shpresë.

Qytetari: Ato të dy ti kam dhënë unë.

Etjon Joka: Jo flas te… po pra po aty tek ty, sa mund të bëhen në total

Qytetari: Me të gjithë të mitat? Baëhskë me të miat dhe ktë këqijat. Tek 25-30. Listën e këtij ta sjell unë

Etjon Joka: Pse se ke sjell këtë ti? Është i ri komplet ky?

Qytetari: O vlla është i ri komplet ky i vlla., nuk do shkonin me votu fare po të them këta. Këto i mora unë e i them o vëlla vetëm më dëgjoni, mos votoni nuk ju detyron njeri, është shok i imi, e kam mik. Edhe unë kshu kam hënë si ju nuk du me votu, por kur e kam dëgju, nuk e am nguru i thashë unë e ke parasysh ça them? Prandaj është ideja, për Zotin. Edhe nusja kishte bërë nja 12 veta te call centeri i vetë.

Etjon Joka: Ka njeri këtej mbrapa?

Qytetari: Jo asnjë s’ke. Po pse o burr

Etjon Joka: Lëviz mo rehat kto ditë po them o burrë

Qytetari: Rrofsh o vëlla, faleminderit

Etjon Joka: çfarë faleminderit mor burr, se s’është për faleminderit, s’po të bëj nder.  Të lëvizësh këto ditë, mos lë gjë mangët.

Qytetari: Jo o vlla ti rrofsh se…

Etjon Joka: Dhe sa bëhen në total bashkë me ktë? Sa mendon se mund të bëhen?

Qytetari: Besoj se deri te 100 mund të shkojnë vlla

Etjon Joka: 50 je brenda

Qytetari: Besoj se deri te 100 do shkojnë

Etjon Joka: A ti thu për të sigurt? I ke për të sigurt ti?

Qytetari: Me po, po, shkojnë 200/. Po të flas te siguria 95%

Etjon Joka: Neve do të kemi një marzh të rreme, besoj të vogël, sepse ne po lëvizim me shok e me miq. Ne s’është se po ia kërkojmë një komshiu apo ndonjë të huaji edhe… Gjithsesi për çdo gjë do më thuash.


Like it? Share with your friends!